Për ne

Të nderuar miq, bashkëpunëtorë dhe Konsumatorë

Me kënaqësi dhe krenari theksojmë se ekzistojmë për më shumë se 30 vjet, si AFSI International Business Group dhe veprojmë në tregun botëror, posaçërisht në tregun e Ballkanit. Prezenca jonë në vendet e Ballkanit është e qëndrueshme prandaj dhe jemi bërë liderë në fushën e shitjes së mallit të konsumit të gjerë. Nëpërmjet një numri të madh të kompanive jemi prezent në tregun e: Serbisë dhe të Kosovës dhe Metohisë (APEJRON d.o.o. dhe JONA d.o.o.), Maqedonisë (MONEY LOVE SOLUTION d.o.o.), Bosnjës dhe Hercegovinës.

Me dekada të tëra, me kënaqësi ju prezantojmë produktet tona- qelq, porcelan, qeramikë, të gjitha llojet e enëve, aparate të vogla dhe të mëdha shtëpiake, si dhe produkte të dedikuara për bukuri dhe shëndetësi. Në kohët e fundit, oferta jonë është bërë më e pasur me teknikë të bardhë dhe televizorë.

AFSI International Business Group

Jemi përfaqësues të përgjithshëm, importues dhe distributorë ekskluziv i brendeve të klasit të lartë dhe të mesëm: Fagor, Magefesa, Pyrex, Bamix, Woll, Arnica, Ecovitta, Mia Germany, Bonera, Grill’O, Eloi, Valira, si dhe brendeve të njohura botërore Sharp dhe Hitachi. Me krenari theksojmë edhe brendet CORAL, MACHT dhe ROYAL ELISABETH!

Qëllimi ynë është që të njohim dhe të përmbushim nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve tanë në mënyrë kualitative, të bëhemi një skuadër që vazhdimisht sjell risi në treg dhe befason me origjinalitetin e vetë. Synojmë gjetjen e zgjidhjeve më të mira për të jetuar në një ambient më të shëndetshëm, të gëzueshëm dhe të pranueshëm ekologjikisht. Aparatet tona janë të krijuara nga ECO materialet më kualitative dhe janë testuar në përputhje me rregullat e sistemit GS dhe i përgjigjen direktivave CE dhe RoHS.

Markat tona

Start typing and press Enter to search

Shopping Cart

S’ka produkte në shportë.