Aparati për galetet, petulla, krepa...

>
>
>
Aparati për galetet, petulla, krepa...

GALETE, PETULLA DHE KREPA PËR DISA MINUTA

Kallëpet për pjekje shërbejnë për përgatitjen e shpejtë të shujtave dhe ëmbëlsirave siç janë galetet (të njohura si ëmbëlsirat e gjyshes), vaflet, petullat, krepat. Kallëpet për pjekje me anë të dy pllakave ngrohëse e formojnë brumin në forma të dëshiruara dhe e pjekin në të dyja anët. Në këtë mënyrë brumi piqet mirë dhe është i freskët dhe i shijshëm.

Përgatitja e ëmbëlsirave, vafleve, galetave dhe petullave është e shpejtë dhe e thjeshtë. Përgatitni brumin sipas recetës, hidheni në apart, mbuloni dhe për disa minuta ëmbëlsirat tuaja do të jenë të gatshme për servirje. Ëmbëlsirat tuaja mund t’i mbushni sipas dëshirës, t’i zbukuroni me krem, çokollatë, rrush të thatë.

Përdorni kreativitetin tuaj!

Biskotat e shtëpisë do të jenë të gatshme për një çast. Mund t’i hani deri sa jeni në lëvizje, me qumësht, me çaj ose kafe. Shërbeni mysafirët ose fëmijët pas shujtave. Biskotat nga supermarketi nuk mund të krahasohen me biskotat e freskëta dhe të shijshme të shtëpisë.

PETULLA TË PAREZISTUESHME

Aparati për petulla njëkohësisht përgatit 7 mini petulla. Posa të përfundoni njërin turn, mund të filloni me turnin tjetër. Brumi për petulla rritet gjatë pjekjes, kështu që as ky proces nuk e ngadalëson përgatitjen.

Kallëpet e formësojnë brumin në forma të përsosura. Juve ju mbetet vetëm të përzgjidhni glazurën e preferuar, ti dekoroni dhe ëmbëlsoni sipas dëshirës.

Me përgatitjen e petullave në aparat do të shmangni përdorimin e tepërt të vajit. Mjafton që të lyeni pllakat vetëm pakë, për të mos u ngjitur. Vaji nuk ka ndonjë rol në përgatitjen e vetë petullave.

Mini petullat nuk shërbejnë vetëm si desert por edhe si kafjall, meze e lehtë apo mëngjes i vonë. Në të njëjtën mënyrë përgatitni edhe petulla të njelmëta nga aparati.

Zgjedhja është e juaja…

Aparati për petulla i përgjigjet të gjitha sfidave tuaja.

Po shfaqen krejt 5 përfundimet

Shfaqje

    Start typing and press Enter to search

    Shopping Cart

    S’ka produkte në shportë.