AROMA E BUKËS SË FRESKËT NË SHTËPINË TUAJ
Nuk ka gjë më të bukur se sa të zgjoheni me aromë të bukës së freskët.
Pikërisht furra Coral BM-2000 mund të ju ofrojë këtë kënaqësi!
Ky produkt ju ofron mundësi të panumërta që vetë të zgjidhni kualitetin dhe përbërjen e bukës të cilën e përgatitni, ju lejon që të përdorni imagjinatën dhe të bëheni kreativ me receta për brumëra të ëmbla dhe të njelmëta, marmelata dhe turshi.
Dëshironi të përzieni miellëra të kokrrave të ndryshme?
Pse jo.
Bukë e nxehtë për darkë? Asnjë problem. Dëshironi bukë më të thekur? Kjo është vetëm zgjedhja juaj.
Në të kaluarën çdo amvisëri ka pasur furrën e vetë për pjekjen e bukës dhe e ka vlerësuar si pjesën më të rëndësishme të shujtës. Llojet më të mira të bukës kanë gjetur rrugën deri te oborret mbretërore.
Me furrën Coral dhe bukën e shtëpisë që e keni përgatitur vetë edhe ju mund të ndjeheni si mbret ose mbretëreshë në shtëpinë tuaj!