AJËR I PASTËR DHE I FRESKËT
Ndotësi i ajrit paraqitet si problem themelor i mënyrës bashkëkohore të jetesës. Kjo posaçërisht vlen në qytetet me trafik të dendur dhe zona industriale. Me punën e fabrikave, termoelektranave, ngrohtoreve dhe mjeteve transportuese lirohet një sasi e madhe e materieve të dëmshme.
Gjithashtu, ajri të cilin e thithim çdo ditë në ambiente të mbyllura është përplot me pluhur, tym duhani, alergjenë, si dhe jone të dëmshme pozitive të cilat i emitojnë kompjuterët, telefonat mobil dhe pajisjet tjera të cilat na rrethojnë.
Të gjitha këto ndikojnë negativisht në shëndetin dhe disponimin tonë. Me përdorimin e jonizatorit, dukshëm do të përmirësoni kualitetin e ambientit jetësor.